Trafiku Urban del me njoftim

  • A.P /
  • 04 December 2025 - 12:05
Trafiku Urban del me njoftim

Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se ditët e humbura, shkaku i protestës, do të shtohen dhe se vlefshmëria e biletës do të zgjatet automatikisht për nëntë ditë pas procesit të vulosjes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në faqen zyrtare, kjo ndërmarrje ka njoftuar për hapat se si mund të bëhet kjo:

-Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban.

-Prezantojeni biletën tuaj mujore aktuale.

-Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes, e cila është e domosdoshme që kompensimi të hyjë në fuqi.

-Pas vulosjes, bileta juaj do të ketë zgjatjen automatike të ditëve të humbura.

Kioskat ku mund të bëhet vulosja:

1. Kioska prapa Objektit të Komunës (Tek “Plepat”)

Orari i punës:

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

2. Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (Tek “Banesat e Bardha”)

Orari i punës:E hënë – E premte: 07:00 – 21:00

E shtunë: 07:00 – 14:00

3. Kioska në Bulevardin “Bill Kllinton” (Afër nënkalimit)

Orari i punës:

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

“Kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës!”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)