Policia e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 04 December 2025 - 14:05
Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Hungaria 49 vjeçari, S.T. i dënuar me rreth 4 vjet burgim për kultivim dhe shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Më datë 04.12.2025 është realizuar me sukses ekstradimi nga Hungaria në Kosovë i të dënuarit S.T., 49 vjeç, nga fshati Gjonaj, Komuna e Prizrenit, me qëndrim të përkohshëm në Hungari. Ekstradimi është kryer në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprat penale: • “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”, • KPK 272/1 “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”,• KPK 366/1 “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”

Ai është i dënuar me 3 vjet e 10 muaj burgim dhe me gjobë prej 4 mijë euro.

“I dënuari është gjykuar me një total prej 3 vite e 10 muaj burgim dhe me gjobë prej 4,000 €, por i kishte shmangur vuajtjes së dënimit. I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente Hungareze, ku është pranuar nga zyrtarët kompetent dhe më pas nga  zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren është dërguar në Qendrën e Paraburgimit. Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike.”

(Kosova Sot Online)