Ish-drejtori i KEK-ut e quan Mujën e VV-së sekser

  • A.P /
  • 04 December 2025 - 15:50
Ish-drejtori i KEK-ut e quan Mujën e VV-së sekser

Ish- drejtori i KEK-ut, Nijazi Thaçi, ka reaguar drejtuar akuzave që dje i ngriti ndaj tij ish-deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja.

Thaçi deklaroi se përgjatë kohës sa ka drejtuar KEK-un, kjo ndërmarrje ka arritur rekorde, duke thënë se asnjëherë gjatë kohës së tij nuk i është rritur fatura qytetarëve të Kosovës. “Sepse KEK-u ka prodhuar energji elektrike dhe nuk janë importuar 800 milionë euro, gjë që siç thotë ai ndodhi në këto pesë vitet e fundit”.

Po ashtu, Thaçi në këtë reagim Mujës iu drejtua si “sekser të akreditimit të kolegjeve private”,  e që sipas tij informacionet që ai dha dje në konferencë janë mashtrim i pastër.

(Kosova Sot Online)