Caktohet data e gjykimit të dytë ndaj Thaçit në Hagë

  • A.P /
  • 05 December 2025 - 14:05
Caktohet data e gjykimit të dytë ndaj Thaçit në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj Hashim Thaçit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjyqi i dytë kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit nis më 24 shkurt 2026.

Bazuar në urdhër, do të zhvillihet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar. 

(Kosova Sot Online)