Kjo është gjendja e të riut që u ther me thikë 

  • A.P /
  • 05 December 2025 - 16:02
Kjo është gjendja e të riut që u ther me thikë 

19-vjeçari që u ther me thikë nga një 13-vjeçar sot në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e konfirmoi Hekuran Veçgishti, shef i emergjencës në Prizren.

Sipas tij, rreth orës 09:40, i lënduari u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Janë kryer ekzaminime radiologjike dhe analiza laboratorike.

“Pacienti ka marrë terapinë e nevojshme dhe, pas konsultimit me kirurgun kujdestar, është pranuar në Repartin e Kirurgjisë për trajtim të mëtejshëm”, është përgjigjur ai

(Kosova Sot Online)