Ky mot do t'ju mirëpret ditën e shtunë
Moti të shtunën në Kosovë parashikohet me reshje shiu herë pas here gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, ndërsa më vonë ato pushojnë gradualisht, por dita vazhdon me mot kryesisht të vranët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ndërsa në viset malore reshje të lehta bore.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 5°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 8°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
