Kujtim Shala kandidat për deputet nga radhët e LDK

  • A.P /
  • 06 December 2025 - 09:50
Kujtim Shala kandidat për deputet nga radhët e LDK

Kujtim Shala ka njoftuar se Dega e LDK-së në Pejë e ka nominuar sonte si kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një reagim në Facebook, ai falënderoi kolegët, veprimtarët dhe mbështetësit e partisë për besimin dhe përkrahjen.

Shala u shpreh mirënjohës për kontributin dhe sakrificën e strukturave të LDK-së ndër vite, duke theksuar se ky angazhim është bërë gjithmonë në dobi të partisë dhe të vendit.

“Na priftë e mbara”, shkroi ai, duke sinjalizuar nisjen e garës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.


(Kosova Sot Online)