KFOR rrit prezencën dhe patrullimet

  • A.P /
  • 06 December 2025 - 10:05
KFOR rrit prezencën dhe patrullimet

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka shtuar aktivitetet dhe patrullimet në gjithë territorin e Kosovës, si pjesë e stërvitjeve të rregullta dhe planit operativ për reagim të shpejtë ndaj çdo zhvillimi të mundshëm të sigurisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se kjo qasje tregon gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur çdo situate që mund të ndikojë sigurinë në vend dhe stabilitetin rajonal.

KFOR thekson se po e zbaton plotësisht mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, duke garantuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX.

Po ashtu, KFOR thotë se aktivitetet në terren janë të sinkronizuara me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, përfshirë mbështetjen ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, sipas njoftimit, është në kontakt të rregullt me të gjitha institucionet relevante të sigurisë në Kosovë, me shefin e EULEX-it dhe me Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Serbisë.


(Kosova Sot Online)