Ambasada e SHBA-së mirëpret tranzicionin e qetë të pushtetit në veri

  • A.P /
  • 06 December 2025 - 12:00
Ambasada e SHBA-së mirëpret tranzicionin e qetë të pushtetit në veri

Ambasada amerikane ka mirëpritur ngjarjen e djeshme në katër komunat veriore të vendit ku kryetarët e Listës Srpska rimorën pushtetin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ambasada tha se pret vazhdim të bashkëpunimit paqësor. Ngjashëm janë deklaruar edhe misionet e tjera të huaja në vend.

Ambasada amerikane e ka mirëpritur dorëzimin e qetë të detyrës te kryetarët serbë në katër komunat veriore. Kryetarët serbë atje u betuan në një ceremoni në prezencë të simboleve shtetërore derisa morën detyrën nga kryetarët shqiptarë që u vendosen në këto komuna më 2023.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret tranzicionin e qetë të pushtetit dhe shpresojmë të shohim vazhdimin e bashkëpunimit paqësor”, tha një zëdhënës i ambasadës amerikane.

(Kosova Sot Online)