KQZ del me njoftim

  • A.P /
  • 06 December 2025 - 17:38
KQZ del me njoftim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot nuk do të zhvillohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim theksohet se gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, e cila fillon në orën 18:00, është paraparë vetëm ndryshimi i datës së shortit, ndërsa data e re do të caktohet pikërisht në këtë mbledhje.

KQZ ka sqaruar se sot, e shtunë, nuk ka qenë fare e planifikuar tërheqja e shortit dhe se çdo vendim lidhur me procedurën e renditjes së subjekteve politike do të bëhet publik pas mbledhjes së mbrëmjes.

(Kosova Sot Online)