Hamza: 130 është numri i fitores dhe i bashkimit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, njëherit kandidati për kryeministër nga kjo parti ka njoftuar se PDK do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 130, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Hamza është shprehur se numri 130 është ai i bashkimit për Kosovën.
‘’Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë. 130 është numri i fitores! PDK130’’, ka shkruar Hamza në Facebook.
(Kosova Sot Online)
