Trump i zhgënjyer nga Zelensky

  • A.P /
  • 08 December 2025 - 09:11
Trump i zhgënjyer nga Zelensky

Presidenti amerikan Donald Trump tha se është i zhgënjyer nga presidenti ukrainas, Zelensky pasi sipas tij ai nuk e ka lexuar propozimin për paqe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Trump tha se mendon se Rusia është dakord me propozimin, transmeton KosovaPress.

“Atyre u pëlqen, mendoj se Rusia është dakord.Po flasim me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn.Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që

Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin”, tha Trump.

“Mendoj se Rusia është dakord, nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord, popullit të tij i pëlqen”, tha ai.

Donald Trump e tha këtë në përgjigje të atyre që e pyetën për zhvillimet e fundit në negociatat e paqes në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)