Costa: S’mund ta pranojmë ndërhyrjen e SHBA-së

  • A.P /
  • 08 December 2025 - 14:05
Costa: S’mund ta pranojmë ndërhyrjen e SHBA-së

Nëse jemi aleatë, duhet të veprojmë si aleatë, dhe aleatët nuk kërcënojnë të ndërhyjnë në jetën e brendshme politike të aleatëve të tyre, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në konferencën vjetore të Institutit Delors duke iu referuar polemikave politike mes BE-së dhe SHBA-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Ne nuk mund ta pranojmë këtë kërcënim për ndërhyrje në jetën politike të Evropës”, shtoi Costa.

”SHBA-të dhe BE-ja nuk ndajnë më të njëjtin vizion për rendin ndërkombëtar”, shtoi ai.

“Mendoj se jo gjithmonë kemi pasur të njëjtat qëndrime për tema të ndryshme, por parimi i përgjithshëm mbetet. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë bashkë”, theksoi dje shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kajas.


(Kosova Sot Online)