Ky mot do të mbizotërojë të mërkurën

  • A.P /
  • 10 December 2025 - 07:16
Ky mot do të mbizotërojë të mërkurën

Moti të mërkurën në Kosovë parashikohet të jetë i qëndrueshëm, kryesisht me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë ditës priten vranësira të pakta, kryesisht të larta. Në ultësira do të vazhdojnë kushtet për mjegull, e cila mund të mbetet gjatë tërë ditës dhe mbrëmjes.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 2°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 12°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)