Zjarri përfshin një ndërtesë në Prishtinë

  • A.P /
  • 10 December 2025 - 08:43
Zjarri përfshin një ndërtesë në Prishtinë

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot herët në mëngjes në një ndërtesë në lagjen Kodra e Diellit, rruga “Shefik Miftari”, në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, policia dhe ekipi i emergjencës.

Deri në këto momente nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa po ashtu nuk janë konfirmuar ende dëmet materiale që ka shkaktuar zjarri.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit.

(Kosova Sot Online)