Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar

  • A.P /
  • 10 December 2025 - 09:30
Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar

Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka frikësuar një qytetar në lidhje me një rast të fajdesë që viktima e kishte raportuar më herët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit policor, frikësimi dyshohet të ketë ndodhur gjatë zhvillimit të procedurës penale, ndërsa viktima ka njoftuar menjëherë autoritetet.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe, me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)