Në këto zona të Prishtinës do të ketë reduktime uji

  • A.P /
  • 10 December 2025 - 12:15
Në këto zona të Prishtinës do të ketë reduktime uji

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në disa zona të kryeqytetit do të ketë reduktime të ujit të pijshëm, ose ulje të presionit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo për shkak të intervenimeve të planifikuara nga ekipet e mirëmbajtjes së KRU-së.

Me këtë rast, punimet do të kryhen në lagjen “Taslixhe” dhe rrugët: “Bahri Kuqi”, “Hyzri Talla”, “Bislim Makolli”, “Faik Ukë Hoxha”, ”Vahit Mustafa”, “Shyt Marevci”.

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, gjatë kësaj kohe.

(Kosova Sot Online)