Zelenskyt: Kemi informacione se Rusia...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën, pas një raporti nga kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Kievit, se Rusia dhe Kina po ndërmarrin hapa për të intensifikuar bashkëpunimin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zelensky tha se hapat përfshijnë ndryshime nga Rusia për të hequr dorë nga disa aspekte të sovranitetit të saj ndaj Pekinit.
“Ne … vërejmë se Kina po ndërmerr hapa për të intensifikuar bashkëpunimin me Rusinë, përfshirë sektorin ushtarako-industrial”, shkroi ai në platformën X. “Shërbimet e inteligjencës partnere kanë informacione të ngjashme.”
Më vonë, në video-adresën e tij në mbrëmje, Zelensky vuri në dukje se raporti, duke u përqendruar në gjendjen e ekonomisë ruse, zbuloi “varësinë në rritje të Rusisë nga Kina”.
(Kosova Sot Online)
