Për 24 orë u ngritiën 36 aktakuza kundër 50 personave
Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 36 aktakuza kundër 50 personave për vepra të ndryshme penale,
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Po ashtu janë ndaluar 11 persona dhe është parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit.
“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 36 aktakuza, kundër 50 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 11 persona dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.”
(Kosova Sot Online)
