Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

  • A.P /
  • 11 December 2025 - 14:05
Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Të premten e 12 dhjetorit ishte planifikuar të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku të dyshuar janë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, seanca është shtyrë për datën 22 dhjetor 2025 me fillim nga ora 09:30, raporton Klan Kosova.

E kur kjo seancë të mbahet, është planifikuar të paraqiten pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë dëshmi në këtë proces gjyqësor.

Liridona Ademaj u vra më 29.11.2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)