Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqpërdorimit të besimit që ka ndodhur në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas raportit policor, më 11.12.2025 është arrestuar një i dyshuar, mashkull kosovar, pasi dyshohet se më 21.11.2025 rreth orës 19:00 kishte marrë me qira një veturë nga viktima, gjithashtu mashkull kosovar dhe nuk ia kishte kthyer atë.
Policia bën të ditur se vetura është konfiskuar nga i dyshuari dhe i është kthyer pronarit, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)
