Lushaku: Albin Kurti do pushtet pa kontroll

  • A.P /
  • 12 December 2025 - 15:05
Lushaku: Albin Kurti do pushtet pa kontroll

Jehona Lushaku e LDK-së tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mbrëmë në paraqitjen e tij televizive “e hoqi maskën”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha se ai gjatë intervistës që dha Kurti në Kanal 10 mbrojti të gjithë të akuzuarit e partisë së tij e njëkohësisht sulmoi prokurorinë, gjyqësorin e shtetin e së drejtës.

Lushaku tha se kjo shpërfaq “frikë nga drejtësia” dhe se ai do pushtet pa kontroll ku partia është mbi ligjin.

Postimi i plotë i Lushakut:

ALBINI PA MASKË

Mbrëmë, Albin Kurti e hoqi maskën.

Në televizion pas disa vite mungesë, me plot zell, i mbrojti të gjithë të akuzuarit e partisë së tij.

Jo drejtësinë. Jo ligjin.

Por, njerëzit e Vetëvendosjes që po hetohen për korrupsion.

Në të njëjtën kohë, sulmoi Prokurorinë.

Sulmoi gjyqësorin.

Sulmoi shtetin e së drejtës.

Kjo s’është mbrojtje e pafajësisë.

Kjo është frikë nga drejtësia.

Ky është presion politik.

Ky është mentalitet autoritar.

Çka të presim më shumë nga një kryeministër që vetë nuk i përgjigjet drejtësisë?

Që refuzon thirrjet e gjykatave?

Që sillet sikur ligji vlen për të tjerët, jo për të?

Albin Kurti nuk do shtet të së drejtës.

Ai do pushtet pa kontroll.

Pushtet ku partia është mbi ligjin.

Ku kryeministri sillet sikur është vetë shteti.

Kosova nuk guxon ta pranojë këtë.

Kushtetuta e ligjet duhet të vlejnë për të gjithë edhe për pushtetin.

(Kosova Sot Online)