Arrestohen disa persona për kontrabandim mallrash

  • A.P /
  • 12 December 2025 - 15:15
Arrestohen disa persona për kontrabandim mallrash

Gjashtë persona janë arrestuar për kontrabandim me mallra dhe kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia njoftoi se të enjten në mbrëmje në fshatin Rujishte në një rrugë malore, njësitë policore kanë ndalur katër automjete me targa të Serbisë, të cilat dyshohen se kishin mall të kontrabanduar, pa dokumente mbi prejardhjen e mallit. 

Në automjete kishte mall si tekstil, gjësende ushqimore e produkte te mishit. Gjashtë të arrestuarit janë dërguar më pas në Stacionin Policor Mitrovicë veri.

“Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës e cila do te vazhdojë me procedura doganore. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e të cilit rasti iniciohet ‘Kontrabandimi me mallra‘ dhe ‘Kalimi ilegal i kufirit‘ dhe pas intervistimit personat e dyshuar të lirohen neë procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.


(Kosova Sot Online)