Hamza: Vetëvendosja duhet të kalojë në opozitë për t’u reformuar
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, tha se Vetëvendosja duhet të kalojë në opozitë për t’u reformuar, ndërsa shprehu bindjen se partitë aktualisht opozitare do të marrin përgjegjësinë për qeverisjen e ardhshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Për t’u reformuar, këta duhet të shkojnë në opozitë.
Jam i bindur se partitë tjera që kanë qenë në opozitë do të vijnë në pushtet. Besoj që po. Preferoj marrëveshje politike me LDK-në dhe partitë tjera, duke përjashtuar disa parti me të cilat nuk do të kem marrëveshje. Pres bashkëpunim me LDK-në, AAK-në dhe partitë tjera,” tha Hamza.
(Kosova Sot Online)
