Sot në Shkup protestohet
Sot në Shkup do të mbahet protesta e thirrur nga OVL-UÇK në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Protesta pritet të nisë nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.
Ajo është përkrahur nga shumë figura politike.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.
Ai ka theksuar se protesta synon kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia, duke shtuar se pjesëmarrja është një akt përgjegjësie për nderimin e sakrificës dhe mbrojtjen e së vërtetës historike.
(Kosova Sot Online)
