Një grua është gjetur e shtrirë pa shenja jete
Një grua në Prishtinë dje është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vdekjen e saj e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i saj u dërgua për obduksion.
“HETIM I VDEKJES – Rr. Ismet Jashari, Prishtinë 12.12.2025 – 15:00. Raportohet se është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.
(Kosova Sot Online)
