Ja kush ka paralajmëruar formimin e një partie të re

  • A.P /
  • 13 December 2025 - 11:00
Ja kush ka paralajmëruar formimin e një partie të re

Ferid Agani ka paralajmëruar formimin e një partie të re menjëherë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Agani tha se ky subjekt synon mundësinë e bashkimit dhe është i hapur për njerzv me qëndrime konservatore.

“Unë si kryetar i Partisë së Drejtësisë, kryesia e partisë, me grupin Integriteti vazhduam bashkëpuniumim, u dakorduam parparkisht ,të cilin edhe e kishim nënshkru qysh e thashë, dhe vazhduam me punu në themelimin e subjektit të ri politik i cili është objektiv tash menjëherë mas zgjedhjeve, shpresojmë, të suksesshme të Partisë së Drejtësisë si pjesë e një bashkëveprimi politik, marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Agani.

“Synimi ynë është që të themelojmë subjektin e ri politik mbi bazën e një bashkëpunimi mes partisë së Drejtësisë dhe grupit të intelektualëve por edhe një ftese më të gjerë, që do t’iu dërgohet subjekteve politike, por edhe individëve, me botëkuptime politike konservatore në vend”.


(Kosova Sot Online)