Dy persona mbetën të lënduar nga një aksident
Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër vendit i njëjtë ku dje ndodhi aksidenti tragjik që ua mori jetën dy shtetaseve të Shqipërisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me procedurat.
“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”.
Policia tha se “në vazhdimësi apelon për KUJDES TË SHTUAR GJATË DTEJTIMIT TË AUTOMJETEVE, duke respektuar rregullat e trafikut dhe përshtatur shpejtësinë kushteve atmosferike-mjegullës dhe lagështisë në rrugë”.
(Kosova Sot Online)
