Gucati: Gjykata Speciale si gjykatat e ish-Jugosllavisë

  • A.P /
  • 13 December 2025 - 14:15
Gucati: Gjykata Speciale si gjykatat e ish-Jugosllavisë

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në fjalën e tij në protestën që po mbahen në Shkup, ka thënë se tubimi i sotëm dhe protestat paraprake, tregojnë që UÇK rrjedh dhe mbrohet nga populli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gucati ka thënë se nga Shkupi i dërgojnë mesazh Trendafilovës.

 “Me të gjithë këta këtu, dhe protestat e kaluara, i tregojmë Trendafilovës që UCK rrjedh nga populli dhe mbrohet nga populli”, ka thënë Gucati.

Ai tutje ka thënë se Specialja ngjanë me gjykatat në kohën e ish-jugosllavisë.

“Gjykata Speciale është politike dhe i ngjanë gjykatave të Ish-jugosllavisë së kohës së Titos”.

“kërkojmë që kjo gjykatë të jetë  e mirëfilltë dhe Evropa të bëjë drejtësi të mirëfilltë”, është shprehur Gucati.

(Kosova Sot Online)