Autostrada 'Ibrahim Rugova' ka nevojë për taksë'

  • A.P /
  • 13 December 2025 - 15:05
Autostrada 'Ibrahim Rugova' ka nevojë për taksë'

Agon Maliqi, ka thënë se autostrada “Ibrahim Rugova” duhet të bëhet me pagesë dhe të ketë një kontratë mirëmbajtjeje dhe menaxhimi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Maliqit, degradimi i cilësisë së rrugës është i dukshëm dhe problemet në këtë rrugë do të shkojnë vetëm duke u rritur.

“ Autostrada “Ibrahim Rugova” ka nevojë për taksë/toll dhe për kontratë mirëmbajtjeje dhe menaxhimi. Çkado që është duke u bërë sot qartazi nuk po funksionon. Rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur edhe më herët, por degradimi i cilësisë së rrugës është i dukshëm dhe ka për të qenë gjithnjë e më shumë problem”, ka shkruar Maliqi.

(Kosova Sot Online)