Digjet një supermarket, ja dyshimet e para të policisë
Një market është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në Vaun e Dejës. Policia njofton se zjarri ka rënë në vendin e quajtur Kryebushat, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije eklektike e cila e ka djegur plotësisht biznesin. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.
“Vau i Dejës / Informacion paraprak. Rreth orëve të para të mëngjesit, në vendin e quajtur Kryebushat, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një subjekt tregtar “supermarket”.
Nga zjarri nuk ka pasur shtetas të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)
