Abdixhiku: Dyert e LDK-së janë gjithmonë të hapura

  • A.P /
  • 13 December 2025 - 17:10
Abdixhiku: Dyert e LDK-së janë gjithmonë të hapura

Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot për një vizitë në Podujevë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku ka thënë dyert e LDK-së mbete gjithmonë të hapura për secilin që beson dhe që kontribuon për partinë si shtëpi e përbashkët.

Postimi i plotë:

 Një e shtunë në Podujevë.

Një çaj llapi, ecje sheshi dhe një takim me njerëz që mbajnë LDK-në gjallë çdo ditë; në kohë të mira e në kohë të vështira, pa kushte e pa llogari.

Dyert e LDK-së do të mbeten gjithmonë të hapura për secilin që beson, që jep dhe që kontribuon me zemër për këtë shtëpi të përbashkët.

Faleminderit Podujevës dhe qytetarëve për ngrohtësinë, respektin dhe pritjen.

(Kosova Sot Online)