Dy persona raportohen të zhdukur

  • A.P /
  • 15 December 2025 - 09:12
Dy persona raportohen të zhdukur

Një burrë është raportuar i zhdukur në Prishtine, njofton Policia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“PERSON I ZHDUKUR- Prishtinë  12.12.2025 – 20:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”

Ndërsa në Viti ështe raportuar e zhdukur një grua.

“PERSON I ZHDUKUR- Viti 14.12.2025.Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj. “


(Kosova Sot Online)