Policia po e heton vdekjen e një gruaje
Një grua në Suharekë është dërguar pa shenja jete në QKMF, njofton Policia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“HETIM I VDEKJES- Suharekë 14.12.2025-21:50. Është raportuar se në QKMF Suharekë viktima femër është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion.”
(Kosova Sot Online)
