Aksident trafiku, vdes një zyrtar policor

  • A.P /
  • 15 December 2025 - 09:30
Aksident trafiku, vdes një zyrtar policor

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku ka vdekur një zyrtar policor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana nga Policia.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit.  Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.”

(Kosova Sot Online)