Mjeku jep detaje për vdekjen e 8 vjeçares
Një 8 vjeçare ka ndërruar jetë dje në Suharekë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo është dërguar pa shenja jete dje rreth orës 21:30 në shërbimin urgjent të QKMF-së në Suharekë.
Doktori kujdestar që e ka pranuar 8 vjeçarën në Urgjencë, ka dhënë detaje për gjendjen e saj.
“Atë e kemi pranu pa shenja jete, me bebëza të zgjeruara, pa tone të zemrës dhe pa frymëmarrja, acyanotike. Menjëherë kemi fillu me reanimim, adrenalinë dhe deturbilim, qysh shkojnë procedurat në raste të tilla. Fatkeqësisht ne si shërbim urgjent edhe si linja e parë në raste të tilla, nuk mund të marrim shumë informata rreth pacientit”, ka thënë doktori.
(Kosova Sot Online)
