Paraburgim për katër të dyshuarit për shitblerje narkotikësh
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave për shitblerje narkotikësh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit kanë kryer veprat penale të cekura më lartë, në atë mënyrë se më datë 12 dhjetor 2025, rreth orës 17:15, të pandehurit pa autorizim kanë poseduar substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpall me ligj si narkotik, substanca psikoterapi ose analoge, me qëllim shitje ose ofrimi për shitje, në atë mënyrë që paraprakisht të pandehurit M.B. dhe A.L., kanë sjellë substancë narkotike të llojit kokain me peshë prek 4.620 gram në Republikë e Kosovës, e më pas i pandehuri L.Z., kontakton me të pandehurin A.B. dhe Sh.B, duke i udhëzuar që këtë substancë narkotike të sjellin në parkingun e “B.M” në V., po ashtu duke i`u dhënë edhe detaje të veturës, ku ishte pësoni që do të blinte substancën narkotike, ndërsa me rastin e kontrollit, tek shtëpia e të pandehurit A.B., gjenden dhe sekuestrohet edhe pesë role – folje plasmasti të tejdukshme, katër palë dorëza pune, dorëza llastiku ngjyrë të zezë, gërshërë dhe një lug kuzhine e metalit, të cilat janë shfrytëzuar për mbështjellje të substancës narkotike.
“Po ashtu ndaj të pandehuri A.B., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), në atë mënyrë se nga data e papërcaktuar deri më 12 dhjetor 2025, i pandehuri pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Republikën e Kosovës, ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim një revole të markës “Glock”, prodhim Austriak, 9 mm, me një karikator me një fishekë, e cila me rastin e kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës i gjendet dhe i sekuestrohet.”
“Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.”
(Kosova Sot Online)
