Arrestohen disa persona për dëmtimin e varrezave

  • A.P /
  • 16 December 2025 - 08:57
Arrestohen disa persona për dëmtimin e varrezave

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Obiliq janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur të shtunën në Plemetin të Obiliqit.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast. Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)