Ankohet Abdixhiku: Albin Kurti na thoshte ‘ju do Vuçiqi juve’
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK me kohë kishte alarmuar për polarizimin shoqëror, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka thënë se nuk mund ta quash një parti “je me Serbinë”, pastaj “t’i bësh ftesë bashkëpunimi”, duke shtuar se “kjo behët pa pikë marre”.
Tutje, Abdixhiku tha se gjuha e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë koncept, jo vetëm deklarata.
“Nuk ka logjikë me dalë me i thënë një partie politike, ti je me Serbinë, Vuçiqi po të do, ti po do me kthy Serbinë në Kosovë. Ky me qenë instrument politik, jo vetëm deklarativ, është koncept politik i shtrun i përsëritur”.
“Nuk guxojmë ta tolerojmë këtë gjuhë, ta normalizojmë. Vetëvendosje e ka bindjen, sepse përtej gjuhës fshihet bindja”, ka thënë Abdixhiku.
(Kosova Sot Online)
