Limaj: Ekzistonte dëshira për ta larguar nga pushteti qeverinë Kurti por nuk u bë

  • A.P /
  • 17 December 2025 - 09:15
Limaj: Ekzistonte dëshira për ta larguar nga pushteti qeverinë Kurti por nuk u bë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj foli edhe për arsyet pse nuk u realizua një koalicion mes Nismës dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Limaj tha se, ndonëse ekzistonte dëshira për ta larguar nga pushteti qeverinë aktuale, një gjë e tillë nuk u bë e mundur. Sipas tij, Nisma kishte shprehur gatishmëri të plotë për një listë të përbashkët, por marrëveshja nuk u arrit.

“Për ta ndryshuar qeverisjen, për ta mundur këtë pozitë dhe këtë parti që është në pushtet, fatkeqësisht, me gjithë vullnetin tonë, kjo nuk ndodhi. Ne e kemi bërë publike dhe gatishmëria jonë ka qenë 100 për qind që ta bëjmë këtë listë të përbashkët. E kam të vështirë të shpjegoj pse nuk ka ndodhur, por ka ndodhur,” tha Limaj.

Ai shtoi se, pavarësisht dështimit të koalicionit, Nisma do të vazhdojë rrugën e saj politike duke garuar e vetme në zgjedhje.

(Kosova Sot Online)