Një person është gjetur pa shenja jete

  • A.P /
  • 17 December 2025 - 15:05
Një person është gjetur pa shenja jete

Një person është gjetur pa shenja jete në fushën e fshatit Serbicë e Ulët, në Prizren, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe emergjenca mjekësore, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se viktima është identifikuar si M.K., 57-vjeçar, mashkull, nga fshati Serbicë e Ulët.

(Kosova Sot Online)