Ky është ish-ministri i arrestuar për keqpërdorime serioze

  • A.P /
  • 19 December 2025 - 07:44
Ky është ish-ministri i arrestuar për keqpërdorime serioze

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka realizuar një aksion arrestimesh lidhur me dyshimet për keqpërdorime serioze në proceset e shpronësimit.

Sipas informatave të siguruara nga mediat, në kuadër të këtij rasti janë arrestuar: Jovica Mitrovic,Fadil Ismajli, Shaban Terbunja, Goran Lazic, Bedri Dibrani, dhe Nexhmije Karaqi.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti lidhet me dyshime për veprime të organizuara dhe përfitime të kundërligjshme gjatë procedurave të shpronësimit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare, sipas Sinjali.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pritet që ndaj tyre të zhvillohen veprime të tjera hetimore, përfshirë intervistimin dhe caktimin e masave procedurale.

Hetimet janë në vazhdim.

(Kosova Sot Online)