Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim

  • A.P /
  • 19 December 2025 - 11:15
Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim

Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme financiare, njofton Policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportit policor, rasti ka të bëjë me dyshime për shpërlarje të parave dhe mashtrim përmes transfereve bankare, ndërsa i dyshuari është mashkull kosovar. Arrestimi është bërë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar Kosovë–Suedi, ndërsa rasti daton nga 16 marsi i vitit 2022.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHPËRLARJE TË PARAVE”Kosovë-Suedi 16.03.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka bërë shpërlarje të parave dhe mashtrim përmes transfereve bankare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


(Kosova Sot Online)