Ja pse një delegacion i Këshillit të Evropës vjen në Kosovë

  • A.P /
  • 19 December 2025 - 12:15
Ja pse një delegacion i Këshillit të Evropës vjen në Kosovë

Një delegacion 6-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre (Turqi, SOC), do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Delegacioni do të takojë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike (duke përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor.

“Një ekspert i Komisionit të Venecias – grupi i Këshillit të Evropës i ekspertëve ligjorë të pavarur – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.Një konferencë për shtyp është e planifikuar të hënën, më 29 dhjetor, në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)