Putin e quan 'grabitje' përdorimin e aseteve ruse nga Ukraina

  • A.P /
  • 19 December 2025 - 13:00
Putin e quan 'grabitje' përdorimin e aseteve ruse nga Ukraina

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpalosur qëndrimin e tij rreth idesë së europianëve për përdorimin e aseteve ruse të ngrira, duke e quajtur atë një “grabitje” dhe duke thënë se udhëheqësit nuk arritën marrëveshje nga frika se “pasojat mund të jenë vërtet të ashpra për grabitësit”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se një hap i tillë, nëse do të miratohej, do ta minonte besimin në eurozonë, duke krijuar një precedent shqetësues që mund të abuzohej në të ardhmen kundër vendeve apo grupeve të tjera, shkruan The Guardian.

“Pavarësisht se çfarë do të vjedhin, herët a vonë do të duhet ta kthejnë mbrapsht dhe, më e rëndësishmja, ne do t’i drejtohemi gjykatave për të mbrojtur interesat tona. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të gjetur një juridiksion që të jetë i pavarur nga konteksti politik,” paralajmëroi ai.

Në komentet e tij të para mbi Ukrainën, Putin shpejt e fajësoi Kievin për luftën e vazhdueshme, duke thënë se “ata në thelb po refuzojnë ta përfundojnë këtë konflikt me mjete paqësore” (çfarëdo që nënkupton kjo nga pala pushtuese).

(Kosova Sot Online)