Hamza premton 50% paga më të larta për të gjithë punëtorët e sektorit publik

  • A.P /
  • 19 December 2025 - 14:15
Hamza premton 50% paga më të larta për të gjithë punëtorët e sektorit publik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video në të cilën ka prezantuar zotimin e tij për rritjen e pagave, duke theksuar se ky është një investim i domosdoshëm në punëtorët e sektorit publik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në qeverisjen time, do t’i rris pagat për 50 për qind për të gjithë punëtorët e sektorit publik”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se paga aktuale nuk po arrin të përballojë rritjen e kostos së jetesës dhe shtrenjtimin e çmimeve.

“E di që pagat që merrni sot nuk po ju mjaftojnë të përballoni shtrenjtimin e jetesës dhe rritjen e çmimeve”, ka thënë Hamza.

(Kosova Sot Online)