Një i mitur është sulmuar me thikë nga tre persona
Një i mitur është sulmuar me thikë nga tre persona të tjerë të dyshuar, njëri prej të cilëve ishte po ashtu i mitur, njoftoi policia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK, ndërsa të dyshuarit në mbajtje.
Tre personat dyshohen për veprat penale: vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në rrahje.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 19.12.2025, 20:05. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar- i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.
(Kosova Sot Online)
