Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta

  • A.P /
  • 20 December 2025 - 14:30
Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se dje në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me Kryeministrin Philip Davis, janë nënshkruar marrëveshjet për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Përveç aktit të njohjes, dje në Nassau, së bashku me Kryeministrin Philip Davis, nënshkruam edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit,” ka thënë Osmani.

Presidentja theksoi gjithashtu përkushtimin e Kosovës ndaj partneriteteve të sinqerta.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.”, shkroi ajo në ‘Facebook’.


(Kosova Sot Online)