Hargreaves: Njohja nga Bahamas forcon rolin e Kosovës

  • A.P /
  • 20 December 2025 - 15:00
Hargreaves: Njohja nga Bahamas forcon rolin e Kosovës

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar lidhur me njohjen e Kosovës nga Bahamas, duke e vlerësuar këtë hap si zhvillim pozitiv për vendin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim në ‘Facebook’, Hargreaves ka theksuar se njohja forcon rolin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kontribuon në stabilitetin rajonal.

‘‘Mirëpres vendimin e Bahamas 🇧🇸 për ta njohur Kosovën 🇽🇰. Ky është një zhvillim pozitiv, që forcon rolin gjithnjë në rritje të Kosovës si një partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar dhe kontribuon në stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)