Begaj mirënjohës ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës

  • A.P /
  • 20 December 2025 - 15:45
Begaj mirënjohës ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar përmes një postimi në “X” lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës nga Bahamasi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij për Bahamasin.

Sipas tij ky vendim është një kontribut për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në Ballkan.

“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”, shkruan Begaj.

Bahamas është bërë tani shteti i 121-të që e njeh Kosovën. Brenda këtij viti, Kosova është njohur nga 4 shtetet: Sudani, Kenia dhe Siria.


(Kosova Sot Online)